Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës, pronar i një pompe të derivateve, ( në fshatin Zhegër), pasi që i njëjti ka vepruar në kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës i cili vendim është nxjerrë me qëllim të luftimit dhe parandalimit të Pandemisë COVID-19.
“I dyshuari, duke mos respektuar vendimin në fjalë, ka lejuar që një numër i konsiderueshëm i klientëve të futën dhe të qëndrojnë brenda hapësirës së kafiterisë që gjendet në objektin e pompës, të cilët klientë, i dyshuari, u ka shërbyer pije në kundërshtim edhe me masat mbrojtësi higjienike”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai bëri me dije se me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pasi është intervistuar nga hetues policor, është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.