Nuk ndalen kundërvajtjet në komunikacion e as gjobat e shumta. Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve të fundit.
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 127 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 48 aksidente trafiku, 19 me lëndime dhe 29 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 13 persona, 6 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/