Flamur Hyseni, ligjërues universitar i të drejtës ka folur për Ligjin nr. 05/L-053 për dhomat e specializuara dhe zyren e prokurorit të specializuar (Gjykata Speciale) dhe Rezoluta, 1244/99, e KS, të OKB, për Kosovën
“Po dëgjojmë se, në rast, të plotësim ndryshimit të ligjit për dhomat e specializuara dhe zyren e prokurorit të specializuar (për publikun, politikanët dhe mediat e njohur si Gjykata Speciale), aktualizohet Rezoluta, 1244/99, e KS të OKB, për Kosovën. Kjo, nuk ndodh asnjëhere, sepse, Rezoluta, 1244/99, e KS të OKB, për Kosovën, si e tillë, është e paafatizuar. Rezoluta, 1244/99, është aktuale, që nga momenti i nxjerrjes, nga KS, i OKB më, 1999”, ka thenë Hyseni.
Sipas tij, pra, nuk mund të aktualizohet, diçka që është aktuale!
“Fakt: Në titullin e MSA, përmendet, duke e theksuar se, “Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimin ndaj statusit dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës”.