Grupet e padrejtësisë të infiltruara përmes partive politike, përmes pafytyrësisë së tyre të organizuara për interesa të veta personale, menduan se fituan në zgjedhjet e lira, në qytetin e Skenderajt, mbi interesin e përgjithshëm kombëtar!…
Shkruan: Sami ARIFI
-Forcat e organizuara politike vazhdimisht fitojnë, fatmirësi është për popullin në zgjedhje përmes votës së lirë të fitojnë forcat e organizuara të drejta politike, ndërsa fatkeqësi është për popullin kurë fitojnë në zgjedhje forcat e padrejta të organizuara në parti politike përmes zgjedhjeve të lira, fatkeqësisht kjo ndodhi në Skenderaj!…
-Popull i nderuar mos bini pre e organizimeve përmes forcave të padrejta të atyre partive politike ku është përfitimi material i individëve, e jo interesi i përgjithshëm kombëtar si në rastin e zgjedhjeve të lira në komunën e Skenderajt…
-Komandanti Legjendar, Adem Jashari, dhe familja e tij për popullin shqiptar është shenjtëri!…
-Nuk mbrohet UÇK-ja në Hagë duke u munduar për ta mund familjen e shenjt të kombit shqiptar…
-Familja e Legjendarit Adem Jashari është dhe do të jetë në jetë, është dhe do të mbetet në dritë të vërtetë, është dhe do të mbetet burim i rrezatimit të dritës për gjithë shqiptarët në tërë rruzullin tokësor, assesi jo vetëm për një komunë…!