Derbi lokal i Gjilanit fillon sot nga ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit, teksa FC Drita në cilësinë e vendasit pret SC Gjilanin si mysafirë.
E për kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi – Emini, nuk është me rëndësi a je mbështetës i njërës prej skuadrave, por e rëndësishme është të jesh i pranishëm në stadium në këtë derbi të zjarrtë për të marr emocionet që di ti jap veçse një derbi si ky i skuadrave gjilanase, Drita e Gjilani, transmeton 2LONLINE.com.
“Vetëm pak orë kanë mbetur deri në fillimin e derbit më të madh ballkanik ndërmjet FC Dritës dhe SC Gjilani. E veçanta e këtij derbi është, sepse nuk ka rëndësi a je fans i futbollit, apo je mbështetës i njërës nga skuadrat! E rëndësishme është që jesh prezent në stadium, ti përjetosh emocionet që dinë t’i dhurojnë ekipet Drita e Gjilani dhe tifozërit e zjarrta të këtyre klubeve. #DERBIKRENARIAQYTETIT#”, thotë Kurteshi Emini.