/2L ONLINE/ – Toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur për një rast kur një qytetar ka tentuar të blejë në një shitore me para të dyshuara si të falsifikuara.
“Ankuesi, ka raportuar se një person i panjohur kishte tentuar që të blej gjësende në dyqanin e tij me një monedhë prej 20€, pasi ankuesi kishte dyshuar se monedha është e falsifikuar, i dyshuari kishte lënë monedhën dhe kishte ikur ne drejtim të panjohur”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, monedha e dyshuar është konfiskuar dhe rasti i referohet njësisë së hetimeve në stacionin policor në Gjilan. /2L ONLINE/
fotoilustrim