Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar para kuvendarëve, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, se nuk i kishte dalë fjala, kur kishte premtuar se për një të marte, të kaluar, do t’i bënte publike emrat e drejtorëve të ri, por se tani ka dhënë para tyre, terminin e ri, se kur do të ndodh vërtetë kjo, e që sipas tij do të jetë nesër (e premte), deri ora 11:00.
Këtë ai e tha pasi tregoi se tani më, sipas tij, çështja e koalicioneve është kryer duke përmendur marrëveshjet në parim me AAK, AKR, dhe komunitetet, deri nesër do ta pret edhe NISMA-n, ndërsa, bëri të ditur se PDK e Vetëvendosjen kanë qartësuar më rolin e tyre në opozitë.
Haziri ka bërë me dije se në qeverisjen e tij do të ketë edhe nga shoqëria civile, sepse është i interesuar për profesionalizëm sikurse bëri të ditur se do të ketë parasysh edhe barazinë gjinore.