Qytetarët e Gjilanit nuk mashtrohen me darka, dreka e me mashtrime optike, sikur ditëve të fundit nga partitë që tashmë kaherë e kanë ndier erën e disfatës, duke i mbushur sallat me jabanxhi, vetëm e vetëm që të duken se janë me numër të madh.
Nuk mashtrohet më lehtë qytetari me një drekë apo darkë, sikur që gjatë tërë fushatës ka vepruar partia në pushtet, duke manipuluar jo vetëm me resurse njerëzore, por edhe me ato financiare. Kjo metodë e konsumuar më nuk dhezë në Gjilan, për faktin se qytetarët e kësaj komune janë të një niveli të lartë emancipues e intelektual. Pra, ky lloj i qytetërimit jo që do të vendos më 22 tetor, por pikërisht në këtë ditë do ta vulosin fitoren e madhe, fitoren e ndryshimit, fitoren e mirëqenies dhe fitoren e shpresës së qytetarit.
Këtë fakt ata e kanë dëshmuar më 11 qershor dhe këtu dilema më nuk ka, çfarëdo përpjekje për të mashtruar qytetarin vetëm sa do të rrisë epërsinë e lartë të fitores së padiskutueshme të Lëvizjes Vetëvendosje!. Ky subjekt ka program të qartë, ka kuadro të dëshmuara dhe të pakorruptuara, ka të rinj e të reja, ka vrullin e pakontestueshëm rinor, që me mendje e me zemër e mbështesin dhe e përkrahin pa rezervë, kudo që kërkohet nevoja dhe mbi të gjitha i ka të gjitha kapacitetet e një partie serioze, profesionale, morale, atdhetare e politike.
Sot çdo qytetar gjilanas, kudo qoftë ai, në fshat apo në qytet, të vetmen shpresë e ka jo vetëm të orientuar, por edhe të piketuar dhe të përcaktuar qartë dhe decidiv për LV-në, sepse ky popull qe 18 vjet është mashtruar gjithnjë nga çdo parti që ka milituar deri më tani ne ekzekutiv, prandaj në asnjë mënyrë më nuk do të lejojnë të mashtrohen, sepse këtë herë e kanë shumë të sigurt se vetëm LV nuk i tradhton dhe nuk i mashtron asnjëherë dhe në asnjë formë. Kjo parti do të jetë vazhdimisht në shërbim të qytetarëve dhe kudo që kërkohet, zëri i qytetarit do të jetë edhe në vendimmarrje, duke u bërë qytetar aktiv, dhe jo spektator.
LV nuk premton asgjë, por ajo vetëm zotohet se ato pika të programit të saj qeverisë, që tashmë janë publike, 20 sosh do ti realizojë një për një dhe me kohë rekorde dhe gjithçka do të bëhet në mënyrë transparente. Me LV-në nuk fiton kjo parti, por fiton qytetari, sepse në radhë të parë dinjiteti i rimëkëmbur do t’i rikthehet, do të vendoset rend e disiplinë, edukatë e kulturë pune, respektim i rreptë i dispozitave ligjore, shërbim dhe administratë efikase, arsim cilësor, shëndetësi dhe mirëqenie, plane dhe projekte profesionale dhe në korniza të ligjeve në fuqi e shumë e shumë gjëra tjera dhe të rëndësishme jetësore.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan
sponsorizuar nga Vetëvendosje