Tekniku nga Shkupi, Ardian Nuhiu pjesë e Kf.Dritës nga pozita e ndihmës trajnerit, tani edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e re, atë të kryetrajnerit.
Kampioni në fuqi ia ka besuar punën teknikut, i cili deri më tani pati rol të rëndësishëm në klubin bardhë e kaltër.
Një gjë të tillë e tregon edhe vet Nuhiu, për cka tha se do të jap maksimumin në pjesën e mbetur të kampionatit.
“Nuk kam mundur ta refuzojë Dritën, pasi unë isha pjesë e skuadrës. Isha ndihmës i Shpëtim Duros dhe normalisht që Drita ishte opsion i parë.Përndryshe, çdo respekt për Duron. Pas eliminimit nga kupa ai dha dorëheqje dhe erdhi oferta e klubit për mua. Mund të them se do të jap maksimumin në periudhën e ardhshme të shënojmë suksese”, tha Ardian Nuhiu.