FC Drita ka mbajtur konferencën e radhës një ditë para ndeshjes së 10-të kampionale, KF Feronikeli – FC Drita. Në konferencë u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Almir Ajzeraj.
Trajneri Nuhiu theksoi se futbollistët janë gati të japin maksimumin për të arritur te fitorja.
“Këto tri ditë më tepër jam përkushtuar të punojmë në aspektin psikologjik sesa në atë taktik, sepse në aspektin taktik skuadra po paraqitet mirë, po shoh një dëshirë dhe angazhim. Nesër na prêt një përballje mjaft e fortë, ngase kemi një kundërshtar, i cili ka në përbërje futbollistë që e njohin mirë kampionatin dhe deri tani kanë ecur mirë. Futbollistët janë gati të japin edhe më tepër se maksimumin, për të marrë maksimumin nesër. Jam i bindur se djemtë do të sakrifikojnë gjithcka për atë që duam të marrim. Mendoj që skuadra që në ndeshjen e nesërme do të reflektojë, kemi nevojë për një rezultat të mirë dhe tri pikëshin ”, theksoi Nuhiu.
Ndërkaq, futbollisti Ajzeraj potencoi se tashmë janë rikthyer futbollistët e lënduar dhe është koha të rikthehen te fitorja.
“Cdo ndeshje është e rëndësishme dhe mendoj që periudhën e rezultateve të kqia se tashmë e kemi kalu dhe nga nesër shpresoj dhe besoj që do të rikthehemi të fitorja. Ekipi është i përgatitur, stërvitjen kanë shkuar mirë dhe besoj nga nesër do të rikthehemi. Sa i përket rezultateve të deritanishme ka qenë një ngërrq psikologjik, kemi stërvitur shumë dhe tashmë janë rikthyer edhe futbollistët e lënduar, dhe tashmë jemi më të kompletuar. Prandaj nga nesër besoj që do të krijojmë, rrezikojmë e shënojmë më shumë, sepse loja e mirë nuk na ka munguar dhe shpresoj që të rikthehemi aty ku e kemi vendin tek rezultatet e mira dhe fitoret”, deklaroi Ajzeraj.
Kryetrajneri Nuhiu u pyet edhe për formën dhe rezultatet e deritanishme, gjersa theksoi se grupi është i bashkuar dhe bashkë do t’ia dalin.
“Momentin që një kundërshtar e dominon në cdo aspekt dhe luan lojë të mirë, duke mos e lënë të mos na rrezikojnë në asnjë moment, unë personalisht jam i kënaqur me djemtë. Mbase është qështje kohe apo të kthejmë fatin sportive, sepse vetëm ajo po na mungon. Tanimë e kemi më të qartë kampionatin, jemi takuar me të gjitha skuadrat dhe po shohim një kampionat të fortë, të barabartë dhe po tregohet që çdo pikë ka vlerën e vetë dhe kjo e bënë kampionatin më të fortë. Kemi nevojë për fitore dhe mendoj se edhe futbollistët po e vuajnë, por nëse në këtë situatë kemi ardhur bashkë, mendoj se do t’ia dalim bashkë sepse grupi është i bashkuar, që nga nesër të rikthehemi. Thjeshtë duhet të vazhdojmë rrugën, të punojmë e të marrim ndeshjet një nga një”, ka thënë Nuhiu.
Trajneri Nuhiu njoftoi se për këtë ndeshje të gjithë futbollistët do të jenë të gatshëm, ndërsa për shkak të lëndimit mungon Arbnor Muja.
Ndeshja e xhiros së dhjetë, KF Feronikeli – FC Drita zhvillohet nesër, ora 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. /2LONLINE.com/