Afati kalimtar i janarit është sa i domosdoshëm aq edhe i vështirë për skuadrat e Superligës, pasi lojtarët e spikatur tashmë kanë kontrata me klube të tjera dhe tregu në Kosovë është i bllokuar.
Kështu të paktën deklaroi ditë më parë presidenti i klubit gjilanas, Valon Murseli, i cili konfirmoi interesimin për disa futbollist nga jashtë vendit.
Për këtë arsye, Drita ka vënë kontaktet e para me mbrojtësin e krahut të djathtë, Goran Siljanovski.
29 vjeçari nga Tetova aktualisht është pjesë e skuadrës maqedonase Rabotniçki dhe është në listën e kërkesave të kryetrajnerit Ardian Nuhiu, i cili kërkon që ta forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ai është paraqitur në 12 ndeshje këtë edicion për Rabotniçkin, teksa ka shërbyer njëherë për bashkëlojtarët e tij.