Drita është eleminuar nga gara e DigitAlb Kupës së Kosovës, pasi që fati ia ktheu shpinën në ekzekutimin e penaltive në duel me Ballkanin.
Kryetrajneri i Drites, Ardian Nuhiu, eleminimin e hershëm nga gara e Kupës e quan si të pafat.
“Së pari dua të them se kjo ishte një finale e hershme dhe do të ishte mëkat që njëra nga këto dy skuadra të eleminoheshin kaq herët. Sidoqoftë fati ishte i tillë, ne krijuam, patëm mundësitë tona, por nuk ia dolëm të realizonim. Në përgjithësi ishte një ndeshje e luftuar, por gjithsesi kemi bërë më të mirën që të kualifikoheshim tutje. Tani neve na mbetet të përqëndrohemi dhe të fokusohemi në kampionat”, deklaroi Nuhiu pas ndeshjes.
Në fundjavë Drita zhvillon ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, me ç’rast udhëton drejt Mitrovicës për tu përballur me Trepçën ’89.