DYLON

Përmirësoni tretjen me vaj ulliri, ja dy receta

Avatar photo Elife Sherifi

Një regjim ushqimor i varfër në ujë dhe fibra do t’ju shkaktojnë vështirësi në funksionimin normal të sistemit tretës.

Një ndër zgjidhjet më të shpejta dhe të shëndetëshme me të cilën mund të kuroni këtë problem është kura me vaji ulliri.

Vaji i ullirit ndihmon në tretje dhe funksionon si kurë kryesisht për sheqtësimet e stomakut dhe zorrës së trashë.

EkoHigjiena

Ja disa kombinime

Vaj ulliri dhe lëng limoni

Një recetë ekonomike me efekt të menjëhershëm. Këshillohet të mos shtoni shumë limon në mënyrë që të evitoni aciditetin e stomakut.

Përbërësit

5 ml, pra një lugë gjelle, lëng limoni15 ml vaj ulliri

Përgatitja

Përziejini bashkë të dy përbërësit dhe konsumojini rregullisht çdo darkë para se të shkoni për të fjetur.

Kjo kurë do të ndihmojë në tretjen e shpejtë të ushqimit duke parandaluar kapsllëkun. Përdoreni rreth 15 ditë.

Vaj ulliri dhe kos

Megjithëse është një bashkim i pazakontë, ka shumë avantazhe.Kosi është një burim i stimulimit të tretjes së ushqimeve.

Përbërësit

250 ml kos15 ml vaj ulliri

Përgatitja

Shtoni vaj ulliri tek kosi dhe konsumojeni tre herë në ditë më stomakun bosh, pra para ushqimit.Kjo kurë do t’ju ndihmojë të ndiheni me të lehtë dhe më pak të fryrë.