Trajneri i Dritës, Ardijan Nuhiu ka folur për të ardhmen e tij te Drita, por edhe përforcimet që i duhen ekipet.
Ai e konfirmoi që do të vazhdojë si trajner te Drita.
“Vazhdojmë punën me Dritën. Jemi në gjysmë të rrugës. Grupin e kemi të mirë”.
“Merkatoja e dimrit është e varfër, por do të tentojmë të bëjmë dy apo tri blerje në pozitat ku mendojmë se kemi çaluar”, ka thënë Ardian Nuhiu.
Ndryshe, Drita e Gjilanit e ka mbyllur në vendin e tretë stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës me 31 pikë të tubuara.