Kampioni në fuqi, Drita do t’i rikthehet nesër (e enjte) garave evropiane në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Skuadra do të përballet me Sileksin me fillim nga ora 20:00 në kuadër të rundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës.
Para pak minutash ka perfunduar press konferenca ne prag të ndeshjes, shkruan 2LONLINE.com.
Ardian Nuhiu, trajneri i Dritës ka deklaruar se do të jetë ndeshje e vështirë, porse skuadra është gati dhe do të jap maksimumin në fushë.
“Do të jetë një ndeshje e veshtirë, Sileksi ka bërë ndeshje të mira viteve të fundit, gjithashtu janë në përparsi sepse janë në ritëm të ndeshjeve, pasi ka filluar kampionati në Maqedonin e Veriut për dallim nga ne që ende nuk kemi filluar kampionatin dhe nuk kemi pas të drejtë të zhvillojmë ndeshje miqësore. Gjithsesi ne jemi gati për këtë ndeshje, do të bëjmë maksimumin, futbollistët janë gati dhe besoj shumë në grupin e lojtarëve”, ka thënë Nuhiu.
Në konferencë është paraqitur kapiteni i skuadrës, Ardian Limani, i cili theksoi se bashkë me bashkëlojtarët kanë bërë përgatitje dhe atmosfera në klub e mirë.
“ I kemi bërë të gjitha përgaditjet për këtë ndeshje, e mira e janë është që jemi në gjendje të mire fizike sepse nuk jemi ndalur se punuari. Atmosfera është e mirë në grup dhe mezi po presim ketë ndeshje. Do të bëjmë maksimumin dhe besoj në rezultate pozitive nga kjo ndeshje”, ka thënë Limani.
Ndeshja do të zhvillohet në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup. Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Legian e Varshavës në Poloni./2LONLINE.COM/.