Në moshën 70-vjeçare ka ndërruar jetë Nuhi Nuhiu, ish-drejtor komunal në Gjilan, kanë bërë me dije familjarë të të ndjerit.
Anëtari i Kuvnedit Komunal të Gjilanit dhe bashkëvendasi i tij, Bujar Nevzati ka ngushëlluar familjen e të dnejrit dhe ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e një njeriu shembullor që pati Përlepnica, përkatësisht Komuna e Gjilanit.
***
Me dhimbje të thellë, mbrëmë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta, të kusheririt tonë Nuhi Nuhiut
Nuhiun, nuk e kisha vetëm kusheri, atë e kisha edhe shok, bashkëpunëtor e ideator dhe përkrahës të madh të punëve të mira për lagje e komunitetin e fshatit!
Ai ishte njëri nga prijetarët e të gjitha projekteve në fshat, që nga vitet e 80-ta e deri në ditët e fundit të jetës së tij!
Nuhiu ishte qytetar shumë i çmuar i Përlepnicës dhe Komunës tonë.
Kontributi i tij në Përlepnicë, në projektet e panumërta publike dhe përkushtimi i tij, do të na mungoj të gjithëve!
I shprehi ngushëllimet e mia të sinqerta familjes e të gjithë atyre që e njohën e punuan me Nuhiun!
Lavdi jetës, veprës dhe kontributit të tij!
Bujar Nevzati