Sipas Xhevat Mehmetit, drejtor për Gjeodezi e Pronë në komunën e Novobërdës, katërmbëdhjetë zona kadastrale që barten në komunën e Novobërdës janë zonat kadastrale Bolevc, Bushinc, Carefc, Draganc, Koretisht, Kufcë e Eepërme, Makreshi i Epërm, Makreshi i Ulët, Miganovc, Mozgovë, Parallovë, Stanishor, Strazhë dhe Tirinc,
Përndryshe, departamenti për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit, njofton të gjithë qytetarët që i përkasin këtyre lokaliteteve se nga 10 gushti Agjencioni Kadastral i Kosovës, ka bërë bartjen e zonave kadastrale në regjistrin e të drejtave të pronës se paluajtshme (RDPP), nga komuna e Gjilanit dhe Kamenicës në komunën e Novobërdës.
Sipas Mehmetit, për këto zona kadastrale, tani e tutje, qytetarët mund të marrin shërbime në komunën e Novobërdës, derisa edhe kërkesat, të cilat janë në procedurë, automatikisht do të barten në komunën e re, përkatësisht të zgjeruar, ku edhe do të finalizohen./2lonline/