Notarët kosovarë, Eda Zeqiri dhe Arti Krasniqi fituan maratonën ndërkombëtare të notit, Kosova 2019, që u mbajt në Liqenin e Batllavës në Kosovë. Kështu, nikoqirët dominuan në të dyja gjinitë.
Arti Krasniqi pritet ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare në Rërë, Patras 2019, që mbahen prej 25 – 31 gusht në Patras të Greqisë.
Në këtë garë morën pjesë notarë nga vendet e Rajonit dhe Evropës.