(2L ONLINE) – Është kthyer në gjendje normale furnizimi i rregullt me ujë në disa lokalitete të komunës së Vitisë, pas ndërprerjes që kishte bërë Kompania Rajonale për Ujë KRU “Hidromorava” , si masë e përkohshme deri sa të bëhet furnizimi me klor.
Uji ishte ndalë në Ramnishtë, Drobesh I Poshtëm , Drobesh I Epërm, Pozheran e Çifllak,
Se furnizimi I rregullt me ujë është kthyer në këto lokalitete e ka konfirmuar edhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencës, Nexhmedin Jakupi, I cili ka thënë se është informuar nga KRU Hidromorava se është kthyer në gjendje normale furnizimi i rregullt i ujit në këto lokalitete: Ramnishtë, Drobesh I Poshtëm , Drobesh I Epërm, Pozheran e Çifllak, lokalitete këto ku KRU Hidromorava kishte ndërprerë furnizimin me ujë si masë e përkohshme deri sa të bëhet furnizimi me klor. /2L ONLINE/