Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Xhudistja kosovare mposhti në gjysmëfinale, holandezen Sanne Verhagen, kategoria -57 kg.
Me kualifikim në finale, Gjakova e ka siguruar medaljen e argjendtë, por do të tentojë ta marrë të artën.
Ajo do te ndeshet me fituesen e përballjes mes brazilianes Silva ose ruses Helene.