Nora Gjakova pasi që nuk arriti të kualifikohet në gjysëm finale, ajo po lufton për medaljen e bronztë. Në këtë luftë ajo u përball me xhudisten nga Kanadaja Jessica Klimkait, të cilën arriti ta mposhtë.
Nora në këto gara ka treguar formë mjaftë të mirë, duke arritur me sukses fitore edhe ndaj disa xhudistëve tjera.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë në rrugë të mbarë për të fituar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris të Francës.
Nora (-57 kg) u kualifikua në çerekfinale, pas fitores ndaj francezs, Priscilla Gnetto, medaliste e bronztë Olimpike.
Distria Krasniqi arriti në gjysmëfinale të kategorisë (-52 kg). Ajo mposhti kampionen e botës 2017, japonezen Ai Shishime.