Nora Gjakova është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kampionia e Evropës ka shënuar dy fitore, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë -57 kg. Në çerekfinale ajo mundi vendasen, Eperi Lipertaliani.
Xhudistja kosovare ka mposhtur me ippon xhudisten turke Seyma Ozerler, ndeshje kjo e vlefshme për rundin e dytë në kategorinë e peshave -57 kilogramë.
Në këtë garë, Kosovën do ta përfaqësojnë kampionia e Evropës dhe sportistja më e mirë e Kosovës për vitin 2018 e zgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Nora Gjakova, si dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka.