Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’, ka mbajtur trajnimin dy-ditorë në lidhje me ngritjen e kapaciteteve për Tryezën e Menaxhimit të Rasteve (TMR).
Gjatë muajit Gusht “NOPM” ka mbajtur trajnimin dy-ditor me anëtarët e TMR-së dhe zyrtarë komunal që punojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të komuniteteve te cenueshme. Qëllimi i punëtorisë/trajnimit ka qenë ngritja e kapaciteteve të anëtarëve të TMR-së si dhe identifikimi i detyrave dhe përgjegjësive të anëtarëve të TMR-së, dhe diskutimi i sfidave dhe mundësive për përmirësimi e qasjes së fëmijëve dhe të rriturve në nevojë, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbrojtjen dhe sigurimin e tyre gjithëpërfshirës.
Gjatë këtyre dy ditëve të trajnimit janë identifikuar sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen anëtarët e TMR-së, dhe të njëjtat janë kthyer në gjetje apo rekomandime të cilat do të adresohen në instanca të mëtutjeshme.
NOPM do të vazhdoj me implementimin e aktiviteteve të radhës duke ndikuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve më të mira për komunitetin në përgjithësi.
Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).