Një ditë pasi ka njoftuar pensionimin nga futbolli, Xavi Hernandez ka marrë edhe ofertën e parë për trajner. Është skuadra e Real Betis që po e sheh Xavin si zëvëndësues ideal të trajnerit aktual, Setien.
Trajneri momental ka njoftuar se nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me Betis, për çka skuadra e La Ligas që tani është në kërkim të një trajneri të ri.
Betis është e apasionuar pas futbollit të bukur dhe është e bindur se Xavi mund ta sjellë atë duke patur parasysh të kaluarën e tij te Barcelona.
Xavi nuk e ka përjashtuar angazhimin e tij tek ndonjë skuadër si trajner, por ka thënë se dëshiron që të pushojë deri në muajin korrik.