KRU “Hidromorava” Sh.A.
Gjilan
Kryeshefi Ekzekutiv
Muhamed Suliqi
Njoftim
16.10.2019
Të nderuar konsumatorë!
Mungesa e reshjeve të shiut dhe thatësira e madhe që e ka kapluar vendin tonë qe një kohë të gjatë, respektivisht regjionin e Anamoravës ka bërë që burimet e ujit të pakësohen në mënyrë drastike, pra situata çdo ditë është duke u përkeqësuar dhe furnizimi me ujë është duke u vështirësuar ditë e më shumë.
Niveli në akumulacionin e Përlepnicës ka rënë nën 10 metra nga kuota maksimale 30.30 metra. Sasia e mbetur e ujit në akumulacion përveq se është në sasi e vogël, është edhe vështirë e trajtueshme, mirëpo falë ekipeve profesionale dhe teknologjisë së KRU “Hidromorava” uji që shpërdahet në rrjetin publik të ujësjellsit duke ju referuar rezultateve interne te kompanisë dhe analizave fiziko-kimike të IRSHP tregojnë se uji përmbushë standardet sipas udhëzimit administrativ 16/201 për konsum të ujit.
Pra, uji është i pishëm dhe kualiteti i tij monitorohet vazhdimisht nga IKSHP dhe KRU “Hidromorava”, dhe për çdo ndryshim të parametrave kompania do të ju njoftojë me kohë.
Në takimin e Task Forcës të mbajtur me 10 tetor është konfirmur se janë ndarë 200 000 euro, nga to Komuna e Gjilanit ka ndarë 140 000 euro, ndërsa KRU “Hidromorava” 60 000 euro për hapjen dhe futjen në funksion të puseve te lokacioni i FSK-së dhe në lagjen Fidanishte.
Kompania ju fton që mos të keqpërdoret uji, të keni kujdes me paisjet sanitare mos të rrjedhin pa nevojë, nëse hasni ne rrjedhje ju lusim që t’i raportoni ato në kompani.
Të gjithë konsumatorët që kanë nevojë për furnizim me autocistern mund të drejtohen pranë Zyrës për Konsumatorë në administratën qendrore ose përmes numrave tanë të telefonit. Për shkakë të sigurisë ujin e autocisternave mos e përdorni për pije por vetëm për sanitari.
Në fund KRU “Hidromorava” Sh.A ju falenderon edhe njëherë për mirëkuptim !
Me respekt,
Muhamed Suliqi [email protected]
Kryeshef Ekzekutiv Tel:0280326980
KRU “Hidromorava” Sh.A. Mob:044983071
Gjilan Kujdestaria: 044719813