Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës, së bashku me Ekipin komunal për rekomandime lidhur me aktivitete jashtshkollore, kanë mbajtur sot një takim për organizime të ndryshme që mbahen në kuadër të shkollave të Kamenicës.
Në këtë takim është diskutuar rreth organizimit të parambrëmjeve, ekskurzioneve të nxënësve dhe çështje të tjera të ndryshme.
Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli-Kastrati dhe njëherit edhe Kryetare e Këshillit të prindërve në Rajonin e Gjilanit tha se parambrëmja është një shpikje krejtësisht e panevojshme dhe se nxënësit nuk duhet të vendosin në mënyrë autonome për organizimin e kësaj mbrëmje.
“Në cilësinë e Kryetarës së Këshillit të Prindërve të Regjionit të Gjilanit, kërkoj nga organet vendimëmarrëse komunale, të nxjërr një vendim e cila ndalon të gjitha parambrëmjet në formë të organizuar brenda dhe jashtë hapsirave shkollore, për nxënësit e arsimit të mesëm te lartë”, u shpreh ajo.
Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin edhe u.d Drejtoresha e Arsimit Mirhane Morina, zyrtar të Drejtorisë së Arsimit (DKA), policija nga Stacioni Policor në Kamenicë, Këshilli drejtues i Gjimnazit Ismail Qemali, drejtor të shkollave, mësimdhënës, nxënës, përfaqësues nga KVRL dhe OJQ-t.