Real Madridi ka mposhtur Barcelonën për nënshkrimin e talentit 18-vjeçar japonez, Takefusa Kubo.
Kubo kaloi 4 vjet në akademinë “La Masia” të Barçës para se të kthehej në Tokio në 2015. Barça u përpoq të ri-nënshkruante me të, por i riu ka zgjedhur të nënshkruaj me rivalët nga Madridi.
Mesfushori do të luajë në ekipin e të rinjve të Real Madridit, duke qenë se është 18 vjeç dhe ka nevojë të përshtatet me futbollin në Spanjë. Take u ble nga FC Tokyo për 2 milionë euro nga Real Castilla dhe do të përfitojë 1 milionë euro në sezon pagë.
Kubo ka debutuar me ekipin kombëtar të Japonisë, edhe pse është vetëm 18 vjeç. Ndërsa këtë sezon luajti në Divizionin e Parë të Japonisë, ku me Tokyon zhvilloi 13 ndeshje në kampionat, shënoi 4 gola dhe tre ndeshje në Kupë, ku shënoi një gol.