Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se në fshatin Svircë, Komuna Kamenicë , ankuesi, shqiptar shtetas i Kosovës, ka raportuar se në afërsi të një druri (lisi) ka parë një mjet të dyshuar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore, njësiti i KFOR-it, dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për një granatë dore, ngjyrë e gjelbër, modeli A- nr.2”, ka thënë Hashani.
Njësiti për deminim ka bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar në vendin e ngjarjes.
/fotoilustruese/