Policia e Kosovës, njësitet e policisë në Komunitet, nga stacioni policor i Gjilanit, kanë pritur në vizitë nxënësit e klasës se II/1 nga shkolla fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, nën shoqërimin e mësimdhënëses dhe prindërve të tyre.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nxënësit kanë sjell një punim të punuar nga ana e tyre dhe e kanë dhuruar në komandën e stacionit policor në Gjilan, duke qene mirënjohës në punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës për ofrimin e mbrojtjes, sigurisë dhe bashkëpunimit me shkollën e tyre.
Me këtë rast komandanti i stacionit, Major Alban Ramushi u shpreh falënderues për vizitën duke i njoftuar nxënësit me ambientet e punës dhe angazhimet e Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës në vazhdimësi do të jetë pranë komunitetit me qëllim të krijimit të besimit të ndërsjellët”, ka thënë zëdhënësi Hashani.