Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në kuadër të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Kamenicë, është duke u marrë si shembull për komunat tjera nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
MAPL thekson se kjo njësi përkatësisht Zyrtarja për të Drejtat e Fëmijëve, njëkohësisht Koordinatore e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati është shembulli më i mirë që duhet të përcillet nga komunat si mesazh për punën që bënë.
Ndër të tjera, koordinatorja Demolli-Kastrati nga NJKDNJ në kuadër të Fushatës kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë muajit nëntor, ka realizuar disa aktivitete dhe takime lidhur me parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, ku edhe ka hartuar raporte lidhur me këtë dukuri.