Tani kanë kaluar 20 vjet nga largimi i Serbisë prej Kosovës. Edhe pas 20 vjettë pas lirisë së Kosovës shumë gjëra janë mbet pa u rregulluar por natyrisht kemi edhe suksese që janë të prekshme në jetën qytetare.
Shkruan: Izmi ZEKA
Një çështje që duhet të marr epilog në parlamentin e Kosovës me nxjerrjen e një ligji i cili dënon me forcë të gjithë ata që i kanë shërbeu pushtetit kriminal serb në çfarëdo forme qoftë në sigurimin shtetëror të Kosovës, qoftë përmes spiunazhit e që njihen edhe sot e kësaj dite do t’i bënte mire zhvillimit të shtetit të Kosovës.
Edhe sot kur ne po flasim njerëz të tillë ka në institucione të Kosovës dhe në një mënyre ende janë argat të shtetit të Serbisë por njëkohësisht rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare.
Prandaj nxjerrja e një ligji që deshifron njerëzit e UDB së dhe veprimet që duhet ti ndërmerr shteti janë mbase të domosdoshme. Ç
do shtet i Evropës së zhvilluar pas Luftës së Dytë Botërore i ka rregulluar këto çështje që janë ndjeshmëri shtetërore.
Ky absurditet vjen kur njerëz të tillë të pushtetit kriminal serb duke i shërbyer tradicionalisht tani marrin pozita të rëndësishme institucionale.
Ky shtet ndërtohet me frymim të ri dhe filozofi evropiane e demokratike. Çdo humbje kohe në këtë drejtim është më shumë se cenim i shtetësisë së Kosovës