Është mbyllur zyrtarisht afati kalimtar i verës dhe skuadrat kanë bërë të gjitha transferimet e mundshme për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll, 2019/20.
Një nga skuadrat që investoi në mbi 2 milionë euro blerje është Kf.Drita, e cila në radhët e saj solli plot njëmbëdhjetë lojtarë të dëshmuar nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Darko Tofiloski, Faton Maloku, Ardian Cuculi, Donat Hasanaj, Ilir Blakçori, Hamdi Namani, Drilon Islami, Bunjamin Shabani, Lucas Cardoso, Izair Emini, Gjilberto Fortunato, janë ardhjet e reja te skuadra që do të udhëhiqet nga kryetrajneri, Ardian Nuhiut.
Me vetëm me këta 11 futbollistë, tekniku shkupjan mund të ndërtojë një skuadër pretendente për titull, prandaj mund të thuhet se Drita do të jetë me komplet fytyrë tjetër në kampionatin e ri.
Në anën tjetër, nga Drita janë larguar poashtu edhe trembëdhjetë lojtarë që ishin pjesë e klubit vitin e kaluar, Haxhi Neziraj, Arbër Shala, Përparim Osmani, Endrit Krasniqi, Kyrian Nëabueze, Klajdi Burba, Denis Haliti, Mario Kirev, Zgjim Mustafa, Filonit Shaqiri, Përparim Livoreka ,Festim Krasniqi dhe në minutat e fundit të afatit kalimtar u tërhoq edhe Viktor Kuka.
“Që nga dita e parë e afatit kalimtar, drejtuesit e klubit kanë qenë mjaft aktiv dhe duket që kanë bërë një punë të mirë duke sjell emra shumë cilësor në skuadër!
FC DRITA tanimë është gati për rrugëtimin e gjatë drejt synimeve që ka!”, thuhet në njoftimin e klubit.