Rinia përballet me dilema dhe probleme të shumta socio-ekonomike. Integrimi dhe zhvillimi i kapaciteteve për të rinjtë është i domosdoshëm si forcë shtytëse e komunës së Gjilanit, në bazë të energjisë dhe vullnetit pozitiv që ata e kanë.
Duke filluar nga arsimi i hershëm e deri tek universiteti, vëmendja dhe rritja e kapaciteteve është objektivi ynë nëpërmjet edhe Shkollës Model. Në këtë bashkëbisedim me të rinjtë, të mbajtur afër Universitetit të qytetit, “Kadri Zeka”, ishin prezent dhe deputetja dhe nën Kryetarja e Parë e Kuvendit znj. Saranda Bogujevci, Ministri i Mbrojtjes z. Armend Mehaj dhe zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Shemsi Syla.
Me qeverisjen tonë të ardhshme, komuna e Gjilanit do të luajë një rol proaktiv në kuadër të marrëveshjeve të programuara për t’u inkuadruar mes institucioneve arsimore e shkollave profesionale dhe bizneseve. Komuna siguron praktikën për të rinjtë, ata përftojnë eksperiencë dhe bëhen profesionistë e vendet ku punojnë në të ardhmen bëhen më kualitative. Një zinxhir zhvillimor, për të ardhmen e Gjilanit, për të gjitha moshat e për qeverisje të përbashkët.
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/