(2L ONLINE) – Përurimi i libri më i ri me poezi “Nuk shkon veç mirë”, të autorit Blerim Misini, të bërë ditë më parë nuk ishte tradicional, pasi që po bëhej në mënyrë krejtësisht tjetër. U prezantua një dokumentar i metrazhit të shkurtër rreth jetës biografike të autorit Misini dhe fjalët e kritikës letrare rreth vlerave të këtij libri.
Avni Rudaku, redaktor, recensent i librit dhe realizues i këtij dokumentari, tregoi motivet që e kanë shtyrë ta mbështesë këtë autor.
“Misini është poet i veçantë, ngase edhe vetë jetën e ka të veçantë. Ai për dhjetë vite punoi me karrocë, ndërsa ka disa vite që punon si cigareshitës. Është një poet shumë i sinqertë, shpalon optimizëm të thellë në libër ndonëse ka një jetë tejet dramatike. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Blerimin si rast, por në fakt ai e reprezanton shoqërinë kosovare me vështirësitë socio-ekonomike nëpër të cilat po kalon. Ai edhe vetë jetën e ka poezi” – ka thënë Rudaku.
Ja edhe dokumentari i metrazhit të shkurtër të bërë enkas me rastin e këtij përurimi, ku shpalohet biografia e Misinit dhe qëndrimet kritike letrare rreth veprës së tij.