Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se një person nga fshati Topanicë ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimit të bërë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke bërë thirrje që të qëndroni në shtëpi, ka thënë se kanë nisur identifikimin e personave që kanë pasur kontakt me personin e infektuar.
“Nga raportet e IKShP-së, një person nga Topanica ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. I infektuari është rast kontakti nga Përlepnica e Komunës së Gjilanit dhe menjëherë kemi nisur identifikimin e personave që kanë mund të kenë kontakt me të.
Ju lus të respektoni të gjitha udhëzimet nga organet kompetente dhe mos të dilni nëse nuk e keni të domosdoshme”, ka thënë Kastrati.