Gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj tëpandehurit Sh. Dranga, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej1 (një) muaji.
I pandehuri Sh. Dranga, shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, dyshohet se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropedhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sh. Dranga është arrestuar nga Policia e Kosovës, me datën 19.03.2014, në ora 02:30 minuta, ku me këtë rast dyshohet se sasia e narkotikëve të gjendur në veturën e tij është rreth 27 (njëzeteshtatë) kilogram.
I pandehuri ka të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi. /2lonline/