(2LONLINE) – Gjyqtarja e Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Emine Salihu, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj tëpandehurit P. Corleone, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej1 (një) muaji.
I pandehuri shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 paragrafi 3 lidhur me nenin 28 paragrafi 1, e nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
Paraburgimi kundër të pandehurit Princ Vali. Corleone llogaritet prej datës 23.04.2014 deri më datën 23.05.2014.
Palëtkanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi. /2lonline/