(2LONLINE) – Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentitpër të Mitur të Gjykatës Themelore në Gjilan, Sahit Boroci, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj tëpandehurit, F. H. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej1 (një) muaji.
I pandehuri i mitur, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179, paragrafi1,nënparagrafi 1 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Me ç’rast përveç se ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin, ka shkaktuar shqetësime edhe tek nxënësit e shkollës, çka tregon rrezikun se nëse i njëjti po që se mbrohet në liri me arsye dyshohet se mund të përfundoj veprën e tentuar penale apo edhe kryejë vepër tjetër penale dhe në këtë mënyrë të pengonte zhvillimin normal të procedurës.
Paraburgimi kundër të pandehurit llogaritet prej datës 13.05.2014 deri më datën 13.06.2014.
Palëtkanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi. /2lonline/