(2L ONLINE) – Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e paraburgimit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji në çështjen penale ndaj të pandehurve, M. J. dhe H. L.
Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake nuk qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve.
Të pandehurit, M. J. serb, qytetar i Republikës së Kosovës dhe H. L. shqiptar, shtetar i Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
Masa e arrestit shtëpiak të pandehurve llogaritet prej datës 23.05.2014 deri më datën 22.06.2014.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi. /2L ONLINE/