Doli nga shtypi libri me vjersha humoristike dhe satirike i titulluar “Shakaja me kripë”, i autorit Sevdail Hyseni nga Bujanoci. Libri përbëhet prej pesë ciklesh, në të cilat janë të radhitura 111 poezi me gjithsej 200 faqe, të cilave u paraprinë fjala e redaktorit dr. Ferid Selimi dhe e recensentëve: Rrahim Sadiku dhe Bilall Maliqi.
Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, në Preshevë e ka financuar botimimin e librit me humor e satira “Shakaja me kripë”, të autorit Sevdail Hyseni, të përkrahur nga Qeveria e Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Ndaj, bordi i botimit të librave në kuadër të ShSh “Feniks” përmes botimit të librit me vjersha satirike dhe humoristike “Shakaja me kripë”, ka plotësuar mungesën e këtij zhanri te lexuesit, të cilët nuk e kanë humbur sensin për humor. Janë të pakta, sot, librat që botohen e që kanë në përmbajtje të tyre kultivimin e humorit dhe të satirës, prandaj e konsiderojmë të dobishme realizimin e këtij projekti.
Libri u shtyp në kuadër të Shtypshkronjës “Lena Graphic” Prishtinë, të radhitur nga Grafika-Art Preshevë, me realizimin artistik të kopertinës, Laura Shulemaja, me karikaturën në ballinë të karikaturistit Endri Beqo.
Libri do të shpërndahet në ditën e promovimit të tij.
Bilall Maliqi,
Drejtor i Edicionit të Botimeve të Feniksit