Do të ishte mirë të merr leksion nga Hashim Thaçi, për sjelljen demokratike e civilizuese, atëherë kur, për të satën herë i kishte humbur zgjedhjet në Kosovën e pasluftës.
Gani NEZIRI
Në Kosovën e pasluftës, për disa herë me radhë në zgjedhjet politike kosovare PDK, e udhëhequr nga Hashim Thaçi është mundur nga LDK e udhëhequr nga Ibrahim Rugova por, asnjëherë nuk është kërkuar nga Prijësi i PDK-së që elektorati i Tij të dalim në rrugën e mospranimit zgjedhor dhe as të vendosim çadrat e mosbindjes qytetare.
Për më tepër, ‘’i nderuari’ ’LUL, diferenca ndërmjet fituesit (që është EDI Rama) dhe humbësit (si që jeni Ju z. Lul Basha) është e pakrahasueshme me diferencën që pati ndodhur në Kosovë.
Po ashtu, diferenca aq e madhe në mes jush në zgjedhjet e fundme nuk ka ndodhur asnjëherë që nga fillimi i sistemit plural në Shtetin Shqiptarë. Prandaj, merr leksion nga Hashim Thaçi, për sjelljen demokratike e civilizuese, atëherë kur i humbë zgjedhjet. Para se gjithash është në interesin e popullit tënd që thua se e donë shumë dhe fill pastaj, është edhe në interesin tuaj personal si trasim i mirë për zgjedhjet që vijnë.
Zgjedhjet politike, si të tilla çfarë janë, hëpërhë, kudo edhe në botën e qytetëruar regjistrohen keqpërdorime të ndryshme, deri në vjedhje dhe blerje votash. Ku më shumë e ku më pakë.
Nuk ka dyshim se, shprehja; ”vjedhje dhe blerje e votës” shpeshherë përdoret nga partitë humbëse për të justifikuar dobësinë e tyre organizative para elektoratit të tyre
Pa më të voglin dyshim, çdo njeri me mendje të kthjellët,vjedhjen dhe blerjen e votës e kupton si veprim të keq qytetarë sepse, nuk nxjerr fitimtarin meritor-përfaqësuesin real të popullit. Gjithsesi, jo vullnetshëm do të thosha se; vjedhja dhe blerja e votës ‘’është pjesë e punës’’ politike! Është ambicie e pakontrolluar politike e ndonjë politikan-hajvani për të arrirë me çdo kusht në majën e pushtetit.
Por ama, është po ashtu e padyshim se, përpjekja ”për të vjedhur e blerë vota”, fatkeqësisht është bërë ”modë” të cilën e përcjellin dhe zbatojnë të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhje, pra, edhe Partia juaj, apo jo?! Pra, secila në formën e vetë me shkallën e shkathtësisë-poshtërsisë-pangopësisë dhe paditurisë që posedon në ndërgjegjeje e përgjegjësisë për interesin e Atdheut.
Sidoqoftë, me përfundimin e zgjedhjeve duhet të përfundoj çdo gjë që ka të bëjë me zgjedhjet. Duhet uruar fitimtarin, ashtu si veproi Hashim Thaçi për disa herë me radhë.
Mendoni ju z. Lul se z. Thaçi e kishte të lehtë përballimin e humbjes pas një lufte të armatosur që vet ishte në krye të saj?! Jo, aspak, por e kuptoi se interesi kombëtarë është më i madh se interesi personal. Pra, edhe dyshimi i bazuar në fakte për vjedhje votash nuk kapërcen interesin mbi stabilitetin e Atdheut.
Prandaj, ‘’shumë i nderuar’’ z.Lul, nuk duhet torturuar edhe më tutje popullin tënd të shumëvuajtur me pakënaqësinë tënde personale dhe klanit tuaj po ashtu..
”I nderuar’’ z.Lul, me sjelljen tënde prej politikani dhe zërin ”pushkë” nuk i ngjani asnjërit prej politikanëve të demokracisë moderne perëndimore. Madje, ia keni kaluar edhe paraardhësit tuaj, tani shëndet lëshuar në politikën më të re.
Edhe pse e keni tepruar, po kujtoj se ka mbetur edhe pak kohë që të reflektoni pozitivisht sipas mësimeve të Hashim Thaçit.