Me ardhjen e bashkatdhetarëve na duhet më shumë parkingje, administrata komunale të shërbejë edhe të shtunave, ndërsa kërkesat e bashkatdhetarëve tanë të shqyrtohen me prioritet.
Kështu mendon Ardian Azemi, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, i cili në një postim, në profilin e tij, ka shkruar:
I nderuari kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri,
Gjilani njihet si një ndër komunat ku më së shumti ka qytetarë në diasporë, që nënkupton se muajve të festave si kjo tani, frekuentohet më së shumti nga mërgimtarët.
Ne edhe mund t’ia bëjmë rrafsh vetes e të themi se Gjilani ka hapësira publike, por e vërteta është se qendra jona është shumë e kufizuar, sidomos për parkingje.
Ju propozoj që të merrni një vendim në mënyrë që hapësirat publike, aty ku nuk dëmtohen të mirat publike, të lëshohen për parkingje pa pagesë për mërgimtarët tanë.
Po ashtu, administrata komunale të shërbejë edhe të shtunave, ndërsa kërkesat e bashkatdhetarëve tanë të shqyrtohen me prioritet.
Mirë se vini motra e vëllezër!