FC Drita po vazhdon përgatitjet parasezonale për stinorin e ri pranveror në Superligë. Pas rikthimit nga Turqia, futbollistët e Dritës nuk po i ndalin stërvitjet.
Në kuadër të kësaj faze, Drita ka aranzhuar edhe një miqësore kontrolluese në Gjilan, ndaj klubit FC Vitia.
Ndeshja do të zhvillohet më 8 shkurt 2020, me fillim nga ora 13:30 te fusha sintetike në Gjilan.
Kujtojmë se stinori i ri pranveror në futbollin kosovar fillon vikendin e ardhshëm, ndërsa Drita e nis me një super sfidë ndaj rivalit lokal, SC Gjilanit.
Në këtë përballje Drita është nikoqire, ndërsa Gjilani mysafir në ndeshjen që do të zhdillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.