Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga verilindja, edhe atë në këto pesë ditë.
Do të kemi mot me diell dhe vranësira, të cilat ditën e hënë, të martën dhe të enjten do të shoqërohen me reshje shiu.
Përndryshe, sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë celsius.
Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar edhe vlera nën normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.