Nga njoftimi i sotshëm i IKSHPK-së lidhur me rastet e 24 orëve të fundit bëhet e ditur se në Komunën e Kamenicës kemi edhe një (1) rast pozitiv me COVID-19, e që e rritë në 27 numrin e rasteve aktive, dhe një (1) të shëruar që e rritë numrin e të shëruarve në 124.
“Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart Lusim të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse”, apelojnë drejtuesit e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE.com/