Sot në Gjykatën e Apelit të Kosovës, kanë qëndruar për vizitë një grup studentësh të drejtësisë nga veriu i Mitrovicës. Ata u njohën më punën dhe veprimtarinë e kësaj gjykate, ndërsa patën rastin edhe t’i përcjellin edhe disa seanca të kolegjit, të kryesuara nga gjyqtarja Biljana Rexhiqi.
Studentet u shfaqën mjaft të interesuar për organizimin e punës dhe mënyrën se si funksionon Gjykata e Apelit, sidomos rreth departamentit për të mitur. Ata panë nga afër sallat e gjykimeve, zyrën për menaxhimin e lëndëve dhe arkivën .
Vizita që është e para e këtij lloji u bë më rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, të shpallur më shumë se 60 vjet më parë.
Ajo u mundësua nga Programi i USAID-it mbi Sundimin Efektiv të Ligjit (EROL) . Gjykata e Apelit është gjykatë e shkallës së dytë e cila ka juridiksion në të gjithë territorin e Kosovës .Ka filluar se funksionari me 1 janar 2013 në Prishtinë.
Kjo gjykatë punën e vet e organizon në 5 departamente dhe tri divizione. Aktualisht punojnë 32 gjyqtarë, katër prej tyre nga komunitetet pakicë.