Një grup qytetarësh shqiptarë në Shkup mbrëmë para mesnate kanë tentuar të rrënojnë përmendoren e mbretit serb Car Dushani. Grupi prej rreth 30 personave, kanë goditur me gjësende të forta dhe çekiçë të hekurit përmendoren, e cila ka pësuar dëme, por që nuk është rrënuar.
Siç bëhet e ditur lidhur me këtë përmendore deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë se kush e kishte vendosur, përfshirë qytetin e Shkupit, Ministrinë e Kulturës apo edhe komunën Qendër, ecila theksoi se ajo është një ndërtim ilegal, transmeton INA.
Nga ana tjetër, një pjesë e mediave kanë raportuar se në mesin e qytetarëve ka pasur edhe zyrtarë të BDI-së por edhe aktivistë të shoqatave joqeveritare.
Pas disa minutave rasti është alarmuar nga qytetarë kalimtarë që kanë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë ndërhyrë në parandalimin e rrënimit.