Disa të rinj i kanë pastruar ambientin në varrezat e lagjes “Malësia”, të Kamenicës, e kjo gjë është pëlqyer e vlerësuar lartë edhe nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
“Një grup i të rinjve në mënyrë vullnetare sot kanë pastruar varrezat e lagjes “Malësia”, pra varrezat që gjenden në lagjen e tyre. Ky është shembulli më i mirë që secili prej nesh mund ta japë:, ka thënë Kastrati.
Ai shtoi se në secilën lagje e secilin vendbanim, mund të bëjmë gjëra të mira për komunitetin.
“Ju lumtë për punën djema”, ka prgëzuar të rinjtë vullnetmirë, i pari i Kamenicës.