Qëndroja tek hyrja e lokalit Gold Pool- Club, pak a shumë i ndihmoja dy vajzave që njëherësh ishin dhe kolegët e mia që merreshin me shitjen e biletave të mbrëmjes humanitare, ku në atë çast njëri prej sigurimit të atij klubi, iu afrua njërës prej tyre, e iu drejtua me këto fjalë, më fal zonjushë, u mendova dy herë para së të të afrohesha sepse nuk dua që t’iu vë në pozitë të palakmueshme, por ne si staf këtu që jemi, nuk e kemi idenë se çka do të thotë fjala “Autizëm” dhe se çka është “Autizmi” në realitet?!
Shkruan: Xhafer HALITI
Unë po i dëgjoja me kujdes, por nuk ishte e nevojshme të ndërhyja fare, sepse isha i bindur se zotëria në fjalë do të marrë përgjigje mjaftë konkrete e të saktë prej vajzës në fjalë, sepse i besoja aftësive të koleges sime, se ashtu si unë edhe ajo ishte studente e psikologjisë, edhe pse në vitin e dytë por shumë e përkushtuar dhe e zonja në mësime.
Pasi iu transmetua një përgjigje teorike, zotërisë në fjalë ende nuk iu përmbush ego-ja dhe nuk ishte shumë i kënaqur me përgjigjen që mori, se për profesionin e tij ishte e nevojshme t’i thuhen ca gjëra më të ‘përditshme”.
Po në atë çast, unë iu drejtova: Më fal zotëri, dëgjova rastësisht komunikimin mes teje dhe koleges sime për autizmin, dhe pashë në sytë dhe fytyrën tuaj që nuk ishe shumë i plotësuar me ato që dëgjove, a mundem t’iu thjeshtësoj pak këtë çështje e të ju flas më shumë në aspektin praktik”.
Me një gëzim të theksuar në fytyrë mu përgjigj me një “PO” të madhe, ku më pastaj i thash: Ju sigurisht keni dëgjuar për një futbollist aktual më të mirin e të gjitha kohërave, bëhet fjalë për Leo MESSI-n e Barcelonës,
Tha: Po po, (me një siguri të plotë), e më pas i thash se edhe Messi si i vogël është diagnostifikuar si fëmijë autik, por që kjo e fundit i ka dhënë dhuntinë e një përqendrimi më të madh se të tjerët, dhe kjo ka bërë që ai të jetë më i miri i botës në fushën e futbollit.
Vazhdova pastaj të ia përmend dhe gjenit tjerë të botës me spektrin autik që ishin më të suksesshëm në profesionet e tyre si: AJNASHTAJNI, NJUTONI, MOZARTI, etj. Ai vazhdimisht pohonte se kishte dëgjuar për secilin nga ta, por nuk ishte në dijeni se ishin edhe autikë, dhe si rezultat i këtyre fjalëve i nxora një konkludim se fëmijët me autizëm nuk janë vetëm njerëzit (fëmijë) që kanë probleme me të kuptuarit social, sjelljet sociale dhe komunikimin, por janë të përzgjedhurit e suksesshëm në profesione të ndryshme, vetëm duhet t’i kuptojmë, t’i pranojmë, dhe t’i duam.