Tri fjalë shqipe të mrekullueshme që në të folur ngatërrohen të shumtën, tregojnë tri mënyra të qasjes tonë në temë.
Shkruan: Femi HALIMI
Të shikohet do të thotë të drejtohemi me shikim nga një anë dhe andej nga drejtohemi, me që rast me sy që shikojmë, shohim botën të mrekullueshme përreth nesh. Do të thotë se ne shohim përmes shikimit. Këqyrja ndërkaq është përzgjedhja në gjithë atë që shohim me shikim.
Por është edhe një fjalë edhe më e mrekullueshme që është “të pamurit” që është një fjalë e rrallë e çuditshme, që është vetëm në një gjendje të kryer në shërbim, e që përshtatet me gjuhën letrare “për të parë”. Të pamurit ose pamja është një fjalë që thuhet tutje për gjithë atë që shohim me të shikuar dhe nga e cila nxjerrim me kqyrje në diçka që na intereson! Të pamurit do të thotë nga këto se shikimi na mundëson të shohim dhe nga ajo që shohim, kqyrim diçka të veçantë, për interesimin tonë ose që na duhet për rastin.
Ka mandej, për habi, edhe një fjalë në këtë, që lidhet me të pamurit dhe kjo është “dukja”! E çuditshme gjuha shqipe! Dukja! Diçka që doket, që do të thotë, duke shikuar diçka shihet dhe kjo që shihet bëhet me kqyrje!
“A po duket hej diçka atje?!
Dokja kështu është edhe një mënyrë plotësuese për një veprim në vete, e që është diçka që doket nga ajo që pritet të del në hapësirën në të cilën orientohemi e prej nga presim të doket ajo që presim! Dokja e dukja janë një mendim për punët që bëjmë a që presim të bëjmë dhe nëpër to ka një përpjekje shikimi se si duket puna që do të bëhet!
Dokja është mandej për çudi e habi, edhe për diçka afër, por që ndodhë për diçka që kemi pritur të shohim me shikim dhe pas kqyrjes!
“A po të doket nusja?!”
“Si po duket, do të bjen shi!”.
Dukja a doka është edhe për gjërat që priten dhe kjo është edhe një befasi mundësie gjuhësore për diçka që nuk është a nuk ndodhë për çastin por që shihet përmes shikimit e që për këtë kqyret mirë!
“Kqyr mirë!”
“Kqyr mirë, kur të vjen!”
Dukja ka qenë dhe sikur bukuria, kështu që për një grua a burrë është thënë se ka pasë shumë “dokë”, ose nuk ka pasë këtë dokën! Në këtë mbet edhe fjala “dukuri”!
Që prej shikimit, veprimit të parë të syve kur na japin pamje para dhe përreth nesh, e në një drejtim mandej që përzgjedhim vetë, o që na nevojitet, sytë na ndihmojnë në dukjen ose në atë që do të duket! Interesant!
Por ka edhe fjalë të tjera të njëjta me këto që përmbajnë emra e folje në vete për shikimin. Ka një fjalë “sogjim”, që tregon sogjimin –vrojtimin nga mbrojtja e ushtarëve në thellësi të territorit, me qëllim të mbrojtjes dhe quhet për këtë “sogjetim”! Në këtë del fjala që gjithkështu ka pamjen, shikimin dhe pamjen në thellësi, “vrojtim” të terrenit dhe lëvizjeve në largësi deri në horizont. Nga teknologjia kemi tani vrojtimin me satelit dhe teleskop si dhe nga ndonjë anije kozmike në largësi të mëdha nga toka. Kjo fjalë e formuar rrodhi nga emri i shigjetës.
Ka njësoj edhe një tjetër, -vigjëlim, -që njësoj tregon vrojtimin dhe sogjetimin, me një plotësim kuptimi për një rend të rojeve me orar dhe vend pune. Nga kjo punë në kohëra të moçme edhe dita ndahej në vigjilje, -tri më parë e mandej në katër vigjile me nga tri orë dy herë për rojet, për ditën dhe për natën. Mirëpo, vigjëluesit zakonisht ishin rojet e natës kurse ruajtësit gjatë ditës ishin mbrojtës të portave dhe sheshit, brenda e jashtë portave të kështjellave.
Sa mirë që ka gjuha kaq mënyra emërtimi dhe shprehjeje me kuptime të mrekullueshëm për gjithçka që kemi nevojë në të folurit, menduarit dhe të shprehurit tonë! Por me këtë puna nuk përfundon. Ka edhe më në këtë. Është edhe një diçka që flet me fjalë në vete për të mirën e syve që na bëjnë! Kjo është mendja, që shihet e kqyret, por nuk shikohet!
Sytë e mendja janë në një veprim të njëjtë dhe bashkëveprues në çdo gjë. Nuk ka gjë që bëjnë sytë pa mendjen, por nuk ka edhe gjë që bën mendja, pa sy.
Mund të bëhet pyetja se si mund të jenë baraz mendja e sytë, kur “pa mend” mund të shikohet e shihet dhe “pa sy” mund të mendohet?! Në të vërtetë, çështja është se sytë punojnë me mendje dhe mendtë punojnë me sy. Mendja e drejton syrin dhe frymën tonë për gjithçka si dhe syri përveç shikimit ka edhe drejtpeshimin e trurit dhe në të të mendjes. Kjo do të thotë tutje se gjithë kjo bën shëndetin themelor tonin. Nëse nuk është mendja, as sytë nuk veprojnë ose veprojnë kot, pa asnjë qëllim, si dhe pa sy mendja vepron kot sepse me sy mbahet jeta.
Kështu janë me rëndësi edhe organet tjerë dhe veprimet e gjithë trupit dhe për të qenë kështu si jemi duhet një harmoni e plotë –komplete e çdogjëje të trupit dhe një ndërveprim i shumëfishtë nëmes të gjitha pjesëve të trupit në përhershmëri e me saktësi perfekte, siç është. Kjo do të thotë miliarda herë milarda –herë miliarda veprime e ndërveprime dhe me një shpejtësi “nano” marramendëse në çast.
Tutje nga çastet rend bëhet koha dhe në kohë shtrihet jeta jonë dhe gjithë jeta në tokë. Si mund të kuptojmë kompleksitetin e trupit dhe të jemi indiferent në gjithë këto miliarda, e të marrim jetën shumë thjeshtë për të thjeshtë!? Njeriu jeton, si jeton, e pak e shum pak mendon!
Mendja ndihmon në funksionet fizike e nervore, e në mënyra tjera që nuk i dimë, me që rast ka zhurmë e uturimë veprimesh në neve, por ne nuk ndiejmë gjë! Përkundrazi gjithë jetën jemi të orientuar disi nga jashtë vetja drejt të tjerëve dhe nga natyra dhe gjërat joshëse e të interesit! Sikur të mendonim për vete se çfarë bartim dhe kush jemi, që do të thotë edhe si punon trupi ynë, e veçanërisht siç ishte fjala në fillim –si punojnë sytë tanë dhe mendja jonë, -sigurisht se do të ishim shumë më të heshtur, më të vëmendshëm, më të kujdesshëm, e më të qetë.
Do të mendonim për gjithë këto, që i kemi të gatshme për t’i parë e kuptuar dhe për t’i njohur në tërë ndërveprimin e tyre, e që gjuha na i thotë për mrekulli! Kjo është gjuha, mu gjuha jonë, dhe në këtë gjuha jonë shqipe!
“Të shikojmë, të shohim, të kqyrim, të dukemi, të kemi pamje në këtë”! Të gjitha këto fjalë që përmbajnë në vete e kapin kuptime, që ndihmojnë të shprehim a të mund t të tregojmë një veprim të ri, i cili na nevojitet për komunikim ndërmjet nesh njerëzve! Gjuha jonë, që na mundëson të shpjegojmë çdo gjë që ndodhë përmes syve, mendjes, veshëve. Që ndodhë mandej përmes zemrës, mushkërive, veshkave, gjakut, limfës, lëkurës, etj.
Për gjithçka që ndodhë në ne, gjuha na ndihmon të tregojmë e mos të heqim keq a të mbetemi pa treguar e pa thënë. Me këtë, çka kuptojmë, edhe e shkruajmë, e tani edhe e incizojmë, për ta ruajt për kohë të ardhme e për shërbim të radhës a për dëshmi! Kështu, vetvetiu e për nevojë patjetër del edhe “gjuha”, mu sikur sytë e mendja, që na shërben, të flasim! Të folurit dhe gjuha, një e njëjta gjë në dy rrafshe mendjeje, me një mundësi e cila përmes të folurit me “zë” na mundëson të arrijmë të merremi vesh në mes vete ne njerëzit, ne me të tjerët njerëz, me të cilët jetojmë.
Zëri e bën gjuhën të jetë ajo që është, me mundësi ndërveprimi për të mirën tonë në nevojë për të thënë atë që ndjejmë, a që na ndodhë, a që dëshirojmë, etj. Nëse nuk ka zë nuk ka as gjuhë që shërben! Kështu, rendohen gjëra të reja njëra pas tjetrës, të ndërlidhura dhe me kusht për një veprim të vetëm! Zëri e bën të heshturën e të paqenmën të dëgjuar me veprim zëri dhe të artikuluar ashtu që e kuptojmë. Duke artikuluar, me një frekuencë e kod të vetëm diçka, ne njohim këtë me kohë, sepse e mësojmë me bashkëjetesë dhe bashkëveprim dhe me këtë në qenien tonë ndërtohen tërësi kuptimesh të kodifikuar!
Të shohim, tani, prej fillimit, duke lexuar, (ja veprimi tjetër me mundësinë tonë të veprimit në vazhdim në nevojë të koordinuar), si komunikojmë dhe si veprojmë në këtë, për vetëm një veprim?! Mund të shohim se në këtë ka po kështu miliarda herë miliarda –herë miliarda ndërveprime, si dhe po kështu, që ndodhin përnjëherë, në çast, dhe me shpejtësi marramendëse “nano”!
Këto mbushje kodesh mandej, me miliarda, ndërlidhen me shpejtësi, (dikush i lidhë!?), e që gjithë këto të kthyera në një të vetmin veprim, na bëjnë gjuhën e të shprehurit!
Jaaa, këtë e bëri dikush, se kjo nuk ka mundë të ndodhë rastësisht!?
Mund të shkojmë kështu tutje, në vazhdim, të kthehemi prapa, ose të dalim në fillim dhe shohim degëzime tjera që nuk i kemi parë edhepse kemi shikuar, ose që kemi shikuar dhe kemi parë, por që kemi përzgjedhur vetë ato që na u deshën për rastin?! Dosido edhe me një renditje të tillë shkurt e shpejt na del një mori e pafund veprimesh komplekse të organeve të trupit, me të cilat veprime organike trupore kemi aftësitë dhe shëndetin për të qenë në gjendje për të folur, për të vepruar e për të shpjeguar dhuntitë që kemi.
Është mirë dhe e hijshme prej njeriut që të falënderohet për të gjitha këto, sepse njëmend shihet se gjithë këto gjëra, që na shërbejnë sikur një mori shërbëtorësh, i kemi, e që nuk i hetojmë në morinë e tyre dhe në veprimet e dobishme për jetën tonë, e që pak i shohim dhe edhe më pak ua dimë vlerën që kanë! Mirë është të falënderohemi për të gjitha këto dhurata!
Së paku, falënderimi është hijeshi e njeriut, në vend të të kuptuarit e çmuarit të gjithë kësaj të mire madhështore pa fund!